Bamirësi për festa/ Tradita për t`u qëndruar pranë njerëzve në nevojë vijon…
“Tifozët kuq e zi” që jetojnë në Zvicër kishin menduar të organizonin një ngjarje bamirësie me rastin e Vitit të Ri, dhe për këtë ata zgjodhën 20 familje, hallet e të cilave janë përcjellë përmes ekranit të “Ora News”.
Në këtë prag nate të ndërrimit të viteve do t’i kenë tavolinat plot dhe ato që nuk munden.
“Tifozët kuq e zi” dega Zvicër ndihmuan 20 familje në nevojë me rastin e festës së Vitit të Ri.
Familjet ishin raste që më herët kanë përcjellë thirrjet e tyre për ndihmë nëpërmjet ekranit “Ora News”.
E nisëm më Ishmit më pas me Thumanën e nga një fshat në tjetrin, "Ora News" përzgjodhi familjet ku nuk i ndaloi as ora e vonë për të çuar deri në fund misionit që të gjithë sot të gëzojnë.
Këto që shihni janë lot gëzimi
Zhulieta, një e moshuar falenderon “Ora News”, por dhe tifozët kuq e zi
"Ju falëminderit juve që u interesuat për mua, dhe nuk di si t’ju falënderoj më shumë, por falëminderit nga zemra dhe nga shpirti. Ju jap fjalën që nuk do të mërzitem më. Gëzuar qofshi dhe personalisht dua të falënderoj edhe Ora Neës-in. Ty personalisht që më je gjendur pranë gjithmonë, Klodi Karajn e falënderoj nga zemra. Ta kaloni këtë vit gëzuar me gjithë familjet tuaja"
Falënderimet nuk munguan as nga familjet e tjera:
"Gëzuar dhe përshumëvjet dhe Vit i Mbarë edhe për ju".
"Një vit i mbarë për ju se keni bërë sevap"
"Kam qenë futbollist me Tiranën, për punë biografie më hoqën. Ju uroj gjithë shqiptarëve kudo që janë çdo të mirë"
"Faleminderit Ora News dhe Tifozët kuq e zi të Zvicrës dhe qoftë vit i mbarë për të gjithë shqiptarët".
Shportën me ushqime e lamë dhe te Shkëlqim Karaj, i cili prej 4 vitesh feston vetëm me djalin, pasi bashkëshortja iku nga kjo botë nga një sëmundje e rëndë.
Ndaj në këtë ditë le të festojnë të gjithë.