Festat e fundvitit, Lezha në kaos. Qytetarët: Të gjendet zgjidhje për këtë trafik të rënduar
Këto janë pamjet e rrugëve të Lezhës në dy ditët e fundit të këtij viti.
Festat e fundvitit kanë sjellë shtim të numrit të automjeteve që lëvizin në rrugët e qytetit të Lezhës, e kjo po shoqërohet me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.
Problematika më e madhe paraqitet në hyrje dhe dalje të qytetit si pranë tregut të lire.
Prej disa ditësh lëvizja është mjaft e vështire, pasi në shumë raste ka dhe bllokim të qarkullimit.
Qytetarët thonë se trafiku i rënduar është një problematike e vazhdueshme, duke u kthyer në shqetësim për ta, ndërsa si zgjidhje shohin përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Për të përballur fluksin e automjeteve që lëvizin në rrugët e Lezhës, policia rrugore dhe ajo e rendit kanë shtuar prezencën e tyre.
Efektivët janë vendosur në nyjet më problematike, duke ndërhyre në normalizimin e lëvizjes së automjeteve.
Synimi për të parkuar automjetet drejt qendrës së qytetit e rënden edhe më shumë situatën, pasi vend-parkimet janë të pakta referuar numrit të lartë të makinave.
Trafiku i rënduar pritet ta shoqëroje Lezhën, deri në ditët e para të janarit të vitit që vjen, kur nis dhe largimi i emigrantëve.