Aksident në Pogradec, makina del nga rruga, shoferi 27-vjeçar transportohet në Tiranë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë plagosjen e një 27-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec.

Ndërkaq gazetarja Iris rezhda raporton se i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi është në gjendje të rëndë.

Policia bën me dije se rreth orës 07:15, në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec, shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi K. L., i cili u transportua në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.