Skandali i gjykatës me Ylli Ndroqin, Burimi: Sureale, drejtësi nën urdhra politikë, të shkojë në Strasburg

Në një intervistë për Ora News, analisti Genc Burimi u shpreh se mos njohja e ekspertes së caktuar nga vetë gjykata për pasuritë e Yllit Ndroqit është diçka sureale.

Sipas tij, kjo vërteton se drejtësia është nën urdhrat politikë dhe se në këtë pikë në vendin tonë duhet një anti reformë në drejtësi.

Burimi: Mu duk komplet sureale. Kjo drejtësi është nën urdhrat e politikës. Ndroqi ka të drejtën që të ankohet edh më lart. Shyqyr që kemi të drejtë të ankohemi në Strasburg. Është shumë e rëndë që një gjykatë hedh poshtë eksperten e vet që e ka zgjedhur vetë. Një rekurs do t’i japë të drejtë Ndroqit.

Duhet një kundër reformë në drejtësi, sepse shqiptarët nuk kanë më drejtësi. Shikoni aferën e incineratorëve që lihet jashtë Fieri dhe Tirana. Nuk u shkohet deri në fund hetimeve, që duhet të jenë të pavarura.