Elbasan tregjet bosh, Qytetari: Rama na dha shpërblimin na e mori tek dritat

Krahasuar me një vit më parë shqiptarët po shpenzojnë më pak për tryezën e fundvitit.

Në qytetin e Elbasanit qytetarët thonë se tryeza do të jetë më e varfër.

“Çmimet janë për Edi Ramën. Më dha shpërblimin siç e mora e çova tek dritat. Nga 25 më kishte ardhur fatura 65. Shumë shtrenjtë janë. Tregjet janë bosh” thote nje qytetar.

Fakt tjetër që reflekton dhe nivelin e ulët të jetesës së qytetarëve është numri i lartë i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Në Elbasan 16 mijë familje trajtohen me ndihmë ekonomike.