11 të arrestuarit për drogën në Dimal, Gjykata e Apelit Vlorë ndryshon sot masat e sigurisë për ta
11 të arrestuarit për drogën në serat e fshatit Drenovicë në bashkinë Dimal kanë dalë pasditen e sotme para togave të zeza në Gjykatën e Apelit Vlorë për ndryshimin e masës së sigurisë.
Nën akuzat për veprat penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”, Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" pa afat për 3 shtetasit: Endrit Xheka, Blerim Xheka dhe Hamdi Dyli (pronari i serave me qira).
Po ashtu gjykata dha masën e sigurisë "arrest shtëpie" për 6 shtetasit: Jurgen Ujkaj,Bashkim Mema, Sidrit Bisha, Edison Mema,Mirvaldo Disha dhe Samuel Lushaj dhe "detyrim paraqitje" për nënë e bijë Drita dhe Izmira Mema.
Vendimi për ndryshimin e masave të sigurisë ka mbërritur pranë IEVP-së Berat, ku po kryhen edhe procedurat e nevojshme për largimin e të arrestuarve nga ambientet e këtij burgu.
