Nuk ndalen zjarrvëniet/ Digjen dy makina brenda garazhdit në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2022, 10:32
Gjatë natës së fundit, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një kapanoni dhe për pasojë janë djegur dy automjete.
Ngjarja ka ndodhur, në fshatin Katund i ri, në Elbasan.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i ri, Elbasan, ka rënë zjarr, në magazinën në pronësi të shtetasit I. H., 26 vjeç, banues në lagjen "Kongresi", Elbasan.
Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 automjete”, bën me dije në njoftimin e saj Policia e Elbasanit.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.