Vijojnë djegiet e makinave në Vlorë, e fundit ndodhi në 4 të mëngjesit

Në Vlorë mesa duket mesazhet e urimit për Vitin e Ri po jepen duke djegur makinat.

Kjo pasi, një tjetër mjet i është vënë flaka gjatë mbrëmjes pranë zonës së Lungomares.

Mjeti është djegur pjesërisht për shkak të lajmërimit në kohë të zjarrfikëses, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkaq mësohet se është vepruar me shpejtësi të hiqet autmojeti nga zona ku po digjej në zonën që njihet si “Kinema verorja” në Lungomare.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 04:00 të kësaj të shtune.

Policia e Vlorës në informacionin paraprak të shpërndarë për mediat thekson se:

Më datë 31.12.2022, gjatë natës, në lagjen “Pavarsia 2”, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Saab” në pronësi të shtetasit A. H, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.