“I plasi zemra” në bashkinë Lushnje, 48 vjeçarja vdiq duke kërkuar asistencë
Shkoi të kërkonte ndihmë ekonomike për të përballuar jetën e vështirë, por 48 vjeçarja Shpresa Çami nga Çanakaj e Lushnjes nuk arriti ta gëzojë. Ndërroi jetë në zyrat e Bashkisë Lushnje, vetëm pak minuta pas premtimit si dhuratë për vitin e Ri të kryebashkiakes Eriselda Sefa, se do ti jepnin para nga buxheti i bashkisë, për të varfërit.
Shkoi të kërkonte ndihmë ekonomike për përballuar jetën e vështirë, por 48 vjeçarja Shpresa Cani nga Çanakaj e Lushnjes nuk arriti ta gëzojë.
Ndërroi jetë në zyrat e Bashkisë Lushnje, vetëm pak minuta pas premtimit si dhuratë për Vitin e Ri të kryebashkiakes Eriselda Sefa se do ti jepnin para nga buxheti i bashkisë për të varfërit.
"Shpresa Cani deklaroi që jetonte vetëm me babain dhe kërkoi nga Bashkia që përvec trajtimit me KEMP nga KMCAP, që nga viti 2007 në kategorine PAK si Invalide e plotë me sëmundje gjaku, me pagesë mujore 11 915 lekë, të gjendej një mundësi për ndihme shtesë për të dhe babain e saj edhe nga ky institucion.
Pati një dakortësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment Zonja Cani është ndjerë keq," deklaroi Bashkia Lushnje.
Ngjarja tragjike u shënua të mërkurën, por u mësua vetëm këtë të enjte, kur 48 vjeçarja që jetonte vetëm me të atin e moshuar u përcoll për në banesën e fundit.
Raportimet e para ishin se gruaja pati debate me punonjësit e bashkisë së Lushnjes, por vetë institucioni e mohoi një fakt të tillë.
“Në ambjentet e bashkisë Lushnje dhe aq më pak në zyrën e kryebashkiakes, nuk ka pasur asnjë debat mes Zonjës Cani dhe përfaqësuesve të Bashkisë, përkundrazi pati gatishmëri për të dhënë ndihmë shtesë për të interesuarën,” tha Bashkia.
Në fshatin Çanakaj në Lushnjes, familjarët nuk dinë shumë për rrethanat, por konfirmojë se 48 vjeçarja ishte talasemike dhe jetonte në vështirësi.
"U nis me këmbët e veta dhe erdhi me arkivol," thanë banoret e fshatit.
Policia e Lushnjes, në njoftimin paraprak, ku kishte pasaktësi për të dhënat e gruas, nga të dhënat e para e ka klasifikuar vdekjen e 48 vjeçares për “shkaqe natyrore”, por Prokuroria ende nuk e shuar të gjithë misterin dhe dyshimet që la pas kjo tragjedi në ditët e fundit të vitit.