Ryshfeti 400 mijë lekë për vendimin, nën akuzë gjyqtarja Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj
Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, u dërgua e pandehur në gjykatë me akuzën e korrupsionit në drejtësi. Ajo akuzohet se ka kërkuar 400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit ndaj një të akuzuari për plagosje. Nën akuzë për këtë rast është vendosur edhe avokati, Ilir Pashaj, si ndërmjetës mes familjarëve të të arrestuarit dhe gjyqtares.
Prokuroria e Posaçme SPAK ka mbyllur hetimet, për gjyqtaren e Elbasani, Zamira Vyshka, dhe avokatin Ilir Pashaj të akuzuar për një skemë korrupsioni në drejtësi.
Për këtë çështje SPAK ka marrë të pandehur 5 persona, ku përveç Vyshkës e Pashajt nën akuzë janë marrë edhe 3 familjarë që do ndërhynin tek gjyqtarja për uljen e dënimit të Xhulio Musait.
Fillon largimi i barrikadave në Rudarë
29 Dhjetor, 15:29
Konkretisht në dosjen e Prokurorisë, thuhet se shtetasi Xhulio Musai, ishte akuzuar për plagosje, por ka kërkuar ulje dënimi përmes avokatit Ilir Pashaj, i cili ka ofruar në këmbim 200 mijë lekë.
Gjyqtarja, sipas SPAK, ka kërkuar rritjen e pagesës në 400 mijë lekë, por kjo nuk është pranuar nga familjarët e të akuzuarit.
Pas përfundimit të hetimeve SPAK i ka komunikuar akuzën të martën ish gjyqtares, për “Korrupsion pasiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Grupi i hetimit i ka komunikuar akuzat edhe Taulant Romallarit dhe Adrea Tiranës.
Romallari akuzohet për korrupsion, ndërsa Tirana për mos kallëzim të aferës korruptive.
Pas komunikimit të akuzave, pritet që dosja ndaj ish-gjyqtares e personave të tjerë ti kalojë gjykatës për shqyrtim.
Përveç gjyqtares së vendosur nën akuzë, edhe avokati Ilir Pashaj ka qenë zyrtar i drejtësisë pasi punonte si gjyqtar, por u largua nga detyra para vetingut.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

