Tjetër rekord nga Halaand, shikoni se çfarë bën njeriu i “çmendur” në transfertën e Leeds (VIDEO)

Erling Halaand është i pakonkurrueshëm, të paktën në Premier League ku e rinis kampionatin me dy gola që e çojnë në 20 numrin e finalizimeve në vetëm 14 ndeshje ku ai ka zbritur në fushë.

Manchester City mund 3-1 në transfertë Leeds United me golin e Rodrit dhe dy rrjetat e norvegjezit që kalon edhe babain e tij Alfie i cili në 181 ndeshje me fanellën e “Citizens” realizoi 18 gola.

Një rekord tjetër që vendos sulmuesi në këtë mbrëmje është se ai u bë lojtari i parë që arrin kuotën 20 në kaq pak ndeshje duke u projektuar në një fund kampionati me rreth 50 gola nëse vazhdon me këtë ritëm.

Fitorja pas rikthimit nga pushimi i gjatë është një sinjal i rëndësishëm për Manchester City që i kundërpërgjigjet Arsenalit kryesues dhe e çon sërish në 4 diferencën e pikëve me kryesuesit.