Ambasadori amerikan në Beograd: Koha për t’i hequr barrikadat në Veri
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, deklaron serbët duhet të heqin barrikadat nga në veri të Kosovës.
“Më pyetët se çfarë mendoj për barrikadat, unë thashë se e kuptoj pse janë aty, por mendoj se tani është momenti që ata që i kanë vendosur duhet t’i heqin ato”, tha Hill për portalin Nova.rs.
Sipas diplomatit amerikan, një zgjidhje politike mund të gjendet përmes procesit të dialogut dhe ky sipas tij është fokusi i ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.
"Duhet të arrijmë në pikën ku do të qetësojmë situatën dhe të merremi me çështjet politike që duhet të zgjidhen. Kjo është diçka që të gjithë po përpiqen ta bëjnë dhe shpresoj se do të kemi sukses", tha ai.
Sa i takon Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Hill tha se bëhet fjalë për një detyrim të Prishtinës, dhe çështja nuk është do të formohet apo jo, por si do të funksionojë dhe në çfarë mënyre do të zbatohet.

