Kurti: Kosova ka kapacitet për ti hequr barrikadat, Beogradi financoi eksponentë të krimit që i ngritën
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një deklaratë për media ka theksuar se qeveria dhe institucionet në Kosovë kanë kapacitetin për ti hequr barrikadat edhe pse nga KFOR-i iu kërkua më teoër kohë për heqjen e tyre.
Sipas Kurtit problem nuk janë barrikadat e vendosura por njerëzit që qëndrojnë pas tyre që sipas tij kanë eksponentë të krimit e që financohen nga Beogradi dhe partitë politike atje.
"Sa i përket barrikadave është e vërtetë që javën e kaluar na është kërkuar nga KFOR që të japin më tepër kohë për heqjen e tyre. Unë jam optimist për këtë.
Kemi parë vëmendje dhe angazhim të KFOR, theksoj se qeveria e Kosovës i ka kapacitetet për ti hequr ato barrikada që nuk janë civile, prapa të cilëve qëndrojnë njerëz të uniformuar dhe të armatosur e që janë më tepër problem se vetë barrikada. Sepse barrikada të tilla janë vënë nga eksponentë të krimit të organizuare që kanë vëmendjen politike të Beogradit dhe financimin prej andej," tha ai.
