Moti i keq në SHBA, eksperti: Ka shumë mundësi që të ketë “bombë” polare edhe në Greqi

Profesori Efthymios Lekkas foli për fenomenet ekstreme të motit teksa i ftohti polar godet për të gjashtën ditë SHBA-në, duke lënë pas më shumë se 60 të vdekur, miliona familje pa energji elektrike dhe fatkeqësi të pallogaritshme.

“Ne shohim ngjarje që kanë të bëjnë me shndërrimin në nivelin global dhe fenomene që shqetësojnë rajone, kontinente të tëra dhe shtete. Këto janë të paprecedentë dhe nuk janë shfaqur për të paktën njëqind vjet. Ne e konsiderojmë në thelb shkaktarin e krizës klimatike ”, tha profesori i Gjeologjisë dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore.

Ai shprehu mendimin se ka shumë mundësi që të ketë një “bombë” polare edhe në Greqi.

“Ne po shohim një përmbysje të plotë të situatës. Tani kur duhet të ketë dimër ka pothuajse verë dhe do të shohim në të ardhshmen fenomene të kundërta”, tha Lekkas.

Ai shtoi se kur fenomene ekstreme të motit mund të ndodhin në një rajon, d.m.th. temperatura të ulëta, reshje të dendura bore, në një rajon tjetër të planetit, ka të ngjarë të ndodhin fenomene krejtësisht të kundërta për të ruajtur ekuilibrin e përgjithshëm në sistemin atmosferik.