Analisti Shala: Në Kosovë ka filluar faza e fundit e shkatërrimit të bandave kriminale të përkrahura nga Serbia

Krenar Shala analist në një intervistë për Ora News tha se në Kosovë “Ka filluar faza e fundit e shkatërrimit të bandave kriminale të përkrahura nga ana e Serbisë”.

Sipas tij me vendosjen e barrikadave Serbia po humbet përkrahjen nga qeveritë evropiane.

Sakaq nga ana tjetër sipas tij “Kosova po merr lëvdata nga struktura të ndryshme europiane ndërkombëtare për sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës”.

Krenar Shala: Ka filluar faza e fundit e shkatërrimit të bandave kriminale të përkrahura nga ana e Serbisë  për të detyruar Kosovën që të bëjë kompromise që nuk kanë qëllim të zgjidhin problemin e Kosovës dhe Serbisë por kanë qëllimin që ta sabotojnë shtetësinë e Kosovës. Unë e shoh këtë alarm nga bandat e përkrahura nga Serbia përmes bllokimit të rrugëve që gjithnjë e më shumë po çon në humbjen e përkrahjes nga së Serbisë nga qeveri europiane. Kosova po merr lëvdata nga struktura të ndryshme europiane ndërkombëtare për sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës. Serbia duket që është bërë më e rrezikshme por është e lënduar.

Ngritja në këtë nivel e gatishmërisë së ushtrisë serbe nuk është duke u bërë për herë të parë, e përdor dhe për të konsoliduar pushtetin në Serbi. Nuk besoj se Serbia do të gabojë që të ndërmarr një hap tjetër ajo nuk ka kapacitet të destabilizojë Ballkanin e as Europën.