Lirimi i ish-policit serb, Kurti: I akuzuari për terrorizëm nuk mund të lihet në arrest shtëpie

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një deklaratë për media ka reaguar dhe mbi lirimin e policit serb Dejan Pantiç ndërsa masa iu zëvendësua me arrest në shtëpi.

Sipas Kurtit ai ka qenë në grevë urie dhe ka patur probleme me zemrën dhe për këtë është dërguar dhe në spital.

Megjithatë tha Kurti një person që akuzohet për tërrorizëm nuk mund të lihet në arrest shtëpie.

"Nuk e di çështjen gjyqësore të të pandehurit q ëmbahet në Jarinje për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Ai ka statusin e  të paraburgosurit, por njëkohësisht është i pandehur për terrorizëm.

Ajo që unë kam dëgjuar është se meqënëse ishte në grevë urie dhe kishte probleme me zemrën do duhet të dërgohej në spital. A është e arsyeshme dhe e kuptueshme këtë e vendos gjyqësori. Mirëpo kur ke një akuzë për terrorizëm e të dërgohesh në arrest shtëpiak, jam shumë kurioz të shoh se cili prokuror e ka bërë këtë kërkesë e kush është ai gjyqësor që e aprovon," tha ai.