Pse tensionet etnike po ndizen sërish në veri të Kosovës?

Veriu i Kosovës ndodhet në një situatë të tensionuar.

Ditë e sotme kanë reaguar si SHBA dhe Bashkimi Europian  mbi situatën e krijuar.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se janë duke punuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës.

Situate po pasqyrohet me shqetësim dhe në mediat ndërkombëtare. Rritja e tensioneve mund të degradojë situatën dhe mund të çojë në stabilizim të rajonit.

Kosova dhe Serbia synojnë t'i bashkohen Bashkimit Evropian dhe kanë rënë dakord, si pjesë e këtij procesi anëtarësimi, të zgjidhin çështjet e tyre të pazgjidhura dhe të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Ekspert të ndryshëm bëjnë përgjegjës për këtë situatë presidentin e serbisë Vuçiç.

“Përgjegjës për situatën e krijuar në  veri të Kosovës është Vuçiç i cili urdhëron forcat në veri të Kosovës të përshkallëzojnë dhunën.’, tha eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi në një intervistë në Ora News.

Nexhmedin Spahiu thotë se qëllimi i tij “është të tregojë se veriun e Kosovës e zotëron Serbia”.

“Qëllimi i Serbisë është të tregojë se veriun e Kosovës e zotëron ajo. Është përpjekje për të rritur pazaret në vijim të marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi. Se cila do të jetë marrëveshja nuk varet nga retorika e Kurtit apo Vuçiç por nga situata në terren.”, kështu tha Analisti, Nexhmedin Spahiu në një intervistë për RTV Ora. 

CNN ka renditur disa faktorë të cilët po ndikojnë në rritjen e tensioneve:

Kosova fitoi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Serbia megjithatë, ende e konsideron Kosovën si pjesë integrale të territorit të saj dhe refuzon sugjerimet se po rrit tensionet dhe konfliktin brenda kufijve të fqinjit të saj. Beogradi akuzon Prishtinën për shkeljen e të drejtave të minoritetit serb.

Tensionet e reja etnike kanë shpërthyer që nga 10 dhjetori kur serbët ngritën postblloqe të shumta dhe shkëmbyen zjarr me policinë pas arrestimit të një ish-polici serb për sulmin e dyshuar të policëve në shërbim gjatë një proteste të mëparshme.

Përplasja vjen pas muajsh telashe për çështjen e targave të makinave . Kosova prej vitesh ka dashur që rreth 50,000 serbët në veri t'i ndërrojnë targat e veturave të tyre serbe në ato të lëshuara nga Prishtina, si pjesë e dëshirës së qeverisë për të vendosur autoritet mbi territorin e saj.

Më 31 korrik, Prishtina njoftoi një afat prej dy muajsh për ndërrimin e targave, duke shkaktuar protesta, por më vonë u pajtua që ta shtyjë datën e zbatimit në vitin e ardhshëm.

Kryetarët serbë etnikë në komunat veriore, së bashku me gjykatësit vendas dhe rreth 600 oficerë policie, dhanë dorëheqjen në nëntor në shenjë proteste ndaj ndryshimit të afërt.

Çfarë duan serbët?

Serbët në Kosovë duan të krijojnë një asociacion të komunave me shumicë serbe që do të funksiononte me autonomi më të madhe. Serbia dhe Kosova kanë bërë pak përparim në këtë dhe çështje të tjera që nga angazhimi në 2013 për dialogun e sponsorizuar nga BE.

Cili është roli i NATO-s dhe BE-së?

NATO ka rreth 3700 trupa të stacionuara në Kosovë për të ruajtur paqen. Aleanca tha se do të ndërhynte në përputhje me mandatin e saj nëse stabiliteti në zonë do të rrezikohej. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), i cili mbërriti në vitin 2008, ende ka rreth 200 policë specialë atje.