Kurti: Vuçiç me kriminelë synon destabilizimin e rajonit dhe cënimin e integritetit territorial të Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se Serbia përmes kriminelëve të sanskionuar nga SHBA e Britania e Madhe synon destabizilimin e rajonit dhe cënimin e integritetit territorial të Kosovës.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë ku Kurti bëri një bilnac për fund vitin, kryeministri përjashtoi çdo lloj bashkëpunimi me ata që kanë vendosur barrikadat në veri të Kosovës dhe u shpreh I bindur se përfaqësuesit e kominitetit serb do të dalin vetëm përmes zgjedhjeve.
“Vendimeve të ligjshme i janë kundërvënë kriminelët duke sfiduar dhe cënuar sigurinë në vend. Këta kriminelë të sanksionuar nga Britania e Madhe e SHBA po mbështeten nga Presidenti e Qeveria e Serbisë me qëllim destabilizimin e rajonit përveçse cënimin e integritetit territorial të Kosovës. Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e bashkëpunojnë me kriminelët por do ti arrestojnë ata. Përfaqësuesit legjitimë nga komuniteti serb dalin përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme"
Gjithashtu Kurti kishte dhe një mesazh për KFOR duke deklaruar se koha që ka në dispozicion për të hequr barrikadat po shterron.
“Vendosja e barrikadave në rrugë është veprim i paligjshëm dhe i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet. Në përputhje me vlerësimet e sigurisë ne i kemi dhënë KFOR kohën e hapësirën e nevojshme por kjo kohë po shkon me shpejtësi. Ne kemi bashkëpunim e bashkërendim me KFOR prandaj dhe kjo kohë e hapësirë e nevojshme që i është dhënë KFOR por duhet të kuptohet që nuk mund të qëndrojnë edhe barrikadat në rrugë dhe parimi I lëvizjes së lirë.“