Stuhia Elliot: 31 të vdekur në New York, 50 centimetra dëborë në Buffalo
Këtë të martë në qytetin e Buffalos dëbora shkoi në 50 cm teksanë New York shënohen 31 të vdekur. Në të gjithë SHBA, më shumë se 60 persona kanë humbur jetën teksa situata duket se është drejt përmirësimit pasi edhe ndihmat për pastrimin e dëborës dhe zhbllokimin e qytetarëve ka nisur tanimë në Buffalo, qytetin më të prekur nga stuhia Elliot.

Një nga Krishtlindjet më të ftohta në kujtesën moderne ka lënë më shumë se 60 njerëz të vdekur në të gjithë SHBA-në, me 31 të vrarë në zonën më të goditur të Erie County, Nju Jork, ku qyteti i Buffalo u përfshi nga dëbora e cila shkoi mbi 50 centimetra borë.
Ekzekutivi i qarkut Erie, Mark Poloncarz, konfirmoi tre vdekje të tjera të martën vonë, duke shënuar stuhinë më vdekjeprurëse në perëndim të Nju Jorkut në të paktën dy breza.
Policia shtetërore dhe ushtarake tani janë dërguar në Buffalo për të zbatuar një ndalim të lëvizjes së makinave në mënyrë që zyrtarët të pastrojnë borën dhe njerëzit e bllokuar në makina dhe shtëpi të mund të ndihmohen.
Sipas autoriteteve, numri i të vdekurve pritet të rritet më tej pasi ende nuk dihet nga dëbora e madhe numri i personave që janë bllokuar.
Përtej shtetit të Nju Jorkut, stuhia e dimrit, i njohur si Elliot, gjithashtu bëri që temperaturat të shënojnë nivele rekord në minus, në Montanas, Pensilvania dhe Wyoming.
Ndërsa shumë linja ajrore kanë filluar të rikuperohen nga stuhia teksa Southwest Airlines vazhdoi fluturimet të martën - duke nxitur një hetim nga qeveria federale për veprimet e saj.

