Bullizoi dhe dhunoi të miturën, vihet në pranga 22-vjeçari pas publikimit të rastit

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet se ka bullizuar dhe dhunuar një shtetase të mitur.
Arrestimi tij u bë pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një i riu teksa bullizonte dhe dhunonte të miturën.
“Është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë së Durrësit, shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në lagjen nr. 6, Durrës. Në momentin e kapjes, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestuar një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.
22-vjeçari ndodhet i shoqëruar dhe po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njëkohësisht, shërbimet e Policisë kanë identifikuar edhe 2 shtetaset e mitura 17-vjeçare, të përfshira në këtë ngjarje, dhe në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit social dhe me psikologun, te dyja shtetaset do të intervistohen me qëllim dokumentimin e plotë të këtij rasti.

