Shtëpia e re, “dhurata” që s’po vjen, bashkëshortët në Kurbin tri vite betejë pas tërmetit

Familja Lala në Kurbin po i kalojnë Krishlindjet në çadra apo kontejnerë, e kështu do i gjejë dhe nata e ndërrimit të viteve.  Shtëpitë e reja të premtuara, janë dhurata që nuk e morën as tre vite pas tërmetit të vitit 2019.

82 vjecari Pashk Lala dhe bashkëshortja e tij prej tre vitesh po jetojnë në dhomë që para se tërmeti i 26 Nëntorit tu dëmtonte shtëpinë e përdornin për garazh.

Lala tregon se fillimisht banesën e cilësuan të padëmtuar, ndërsa më pas i ofruan 5 milion lekë të vjetra për të riparuar dëmtimet.

“Më thanë ke 5 milion lekë për dëmtime.”

Ai nuk e pranoi grantin, pasi ngulmon në një proces të rregullt verifikimi të dëmtimit dhe kërkon rindërtimin e shtëpisë.

“Vetëm të më rregullohet shtëpia, nëse më takon.“

Për një çati të sigurtë mbi kokë, 82 vjeçari thotë se ka tre vite që endet në dyert e bashkisë së Kurbinit, sjelljen e drejtuesve të të cilës e krahason me atë të diktaturës që i vrau 11 anëtarë të fisit.

Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti  i 26-nëtorit të vitit 2019-të, i cili la të pastrehë rreth 2 mijë familje.

Disa prej tyre po i kalojnë Krishlindjet në çadra apo kontejner, e kështu do ti gjejë dhe nata e ndërrimit të viteve, teksa  përfundimi i procesit të rindërtimit duket ende i largët.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.