Klerikët thirrje për paqe e solidaritet, besimtarët e krishterë në Tiranë kremtuan lindjen e Krishtit

Eleni, sot 80-vjeçe e ka kremtuar lindjen e Krishtit edhe kur regjimi komunist ndaloi besimin në fe.

“Fshehurazi, por të gjitha i bënim.”

I qëndron besnike çdo rituali dhe nuk harron të ndjek traditat e festës por tek njerëzit thotë se sheh më pak dhembshuri për njeri-tjetrin.

“Atëherë kishte më shumë dashuri se sa tani.”

Me lutje për shëndet e mirësi për të dashurit e tyre, besimtarët ortodoksë ju drejtuan kishave të dielën.

“Mbi shëndetin asgjë nuk ka. Lumturi dhe begati. Të gjithëve iu uroj mbarësi.”

Disa do të festojnë me fëmijët.

Të tjerët që i kanë larg këto festa luten për shëndetin e tyre.

“Urojmë fëmijët që i kemi në të gjithë botën.”

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” mesha e Krishtlindjes u drejtua të dielën nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos i cili theksoi nevojën paqe e solidaritet.

“Të gjithë që marrin pjesë i kujtoftë Zoti në mbretërinë e tij.”

At Gregor Pelushi thotë se njerëzit duhet të përqafojnë më shumë besimin.

“Nuk kemi paqe në familje. Më parë kishim dashuri. Nuk po gjendet një formulë që të gjendet paqe.”

Besimtarët katolik, lindjen e Krishtit e kremtuan në meshën e mbajtur orët e vona të së shtunës mbrëma.

“Më shumë dashuri dhe mirënjohje.”

Edhe në fjalën e imzot Arjan Dodaj, kreun e Kishës Katolike kryefjalë ishte paqja.

“Në një kohë që nuk rreshtin së ekzistuar viruse si lufta dhe mungesa e shpresës dhe familje të varfëra, të pranojmë Jezusin si të vetmin ilaç për jetën tonë.”

Krishtlindja është festa më e rëndësishme e besimtarëve të krishterë. Cilësohet si festa e shpresës, paqes e dashurisë.

Klerikët thirrje për paqe e solidaritet, besimtarët e