Krishtlindje dhe pushime në Korçë, “Parisi i vogël” i prenotuar 2 muaj para për festat e fundvitit

Edhe pse kjo Krishtlindje erdhi pa borë, Korçën e gjeti të mbushur me vizitorë. Bujtinat e Hotelet thonë se prenotimet i kishin mbyllur prej javësh.

Krishtlindja nuk e solli dëborën e shumëdëshiruar në Korçë.

Festa fetare dhe nisja e pushimeve të dimrit mbushën “Parisin e Vogël”, siç konsiderohet për shkak të atmosferës që krijon me pushues e vizitorë të shumtë gjatë fundjavës.

“Korça është Parisi i vogël, ka shumë atmosferë festive.”

Hotelet e bujtinat në qytet dhe fshatrat turistikë i kishin mbyllur prenotimet prej javësh.

“Ka pasur shumë kërkesa, dhomat janë mbyllur 2-3 muaj më parë.”

Mes shqiptarëve mbizotërojnë kryeqytetasit të cilët e zgjedhin për disa ditë ndryshe nga ajo çka ofron Tirana, ndërsa të huajt janë më të paktë.

“Shqipëria e mesme, Tiranë, ndërsa të huajt më pak.”

Veç atmosferës festive që ndihet në çdo pjesë të qytetit, kuzhina është një arsye më shumë për të festuar në Korçë.

“Njerëzit janë shumë të mirë, ushqimi është shumë i mirë dhe prandaj vit për vit vijmë në Korçë.”

Restorantet e kanë kuptuar se një ushqimi i mirë mbahet mend ndaj përgatisin menu të veçanta.

Pas krishtlindjes, prenotimet dhe përgatitjet në Korçë kanë nisur për festën Vitit të Ri, që po ashtu e kthen qytetin në destinacion kryesor.

Krishtlindje dhe pushime në Korçë, “Parisi i

Krishtlindje dhe pushime në Korçë, “Parisi i

Krishtlindje dhe pushime në Korçë, “Parisi i

Krishtlindje dhe pushime në Korçë, “Parisi i

Krishtlindje dhe pushime në Korçë, “Parisi i