Krishtlindja shton fluksin e hyrje-daljeve në Kapshticë dhe Qafë Thanë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2022, 09:46
Janë shtuar hyrje daljet në pikën Kufitare të Kapshticës dhe atë të Qafë Thanës për Krishtlindje.
Kështu, për datën 24 dhjetor në Kapshticë, kanë hyrë 6576 shtetas dhe kanë dalë 2707.
Ndërkohë Në Qafë Thanë, kanë hyrë 3069 dhe kanë dalë 3045 shtetas.
Shtimi i hyrje-dalje rritet çdo vit në prag të Krishtlindjeve, pasi shumë emigrantë vijnë në atdhe, ndërsa ka edhe nga ata që dalin jashtë Shqipërisë për këtë festë.
