Aksidentoi me makinë 3-vjeçarin, arrestohet i riu nga Ksamili

Policia e Sarandës ka arrestuar një 22-vjeçar nga Ksamili pasi ditën e djeshme ka aksidentuar një fëmijë 3 vjeç në rrugë.

Ai e ka përplasur të voglin me mjetin tip “Hyndai”, ndërsa 3-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë.

“Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë.” – njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.