Begaj takohet për Krishtlindje me Janullatos: Së bashku për më shumë paqe, solidaritet dhe shpresë!
Presidenti i republikës, Bajram Begaj është takuar me Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen Ortodokse këtë ditë Krishtlindjeje.
Ai ka postuar disa foto nga takimi ku shkruan se e uroi Kryepeshkopin për Krishtlindjen, një festë që përcjell tek besimtarët mesazhet e rëndësishme të sakrificës njerëzore për një botë më të mirë.
Begaj: Së bashku për më shumë paqe, solidaritet dhe shpresë! Gjatë takimit me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Katedralen Ortodokse, urova Kryepeshkopin për festën e Krishtlindjes, një festë që përcjell tek besimtarët ortodoksë mesazhet e rëndësishme të sakrificës njerëzore për një botë më të mirë!
Gjithashtu, përfitova nga rasti të uroja Fortlumturinë e Tij, që pak kohë më parë celebroi 50 vjet si Kryepeshkop. Le të jenë këto festa sa më të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët!

