Çmim për Anastas Angjelin dhe Adrian Civicin, vlerësohen nga Akademia e Shkencave me çmimin “Eqerem Çabej”
Akademia e Shkencave vlerësoi me çmimin “Eqerem Çabej” dy profesorët Anastas Angjeli dhe Adrian Civici. Triologjia e tyre lidhur me krizat ekonomike u përzgjodh mes 23 veprave të tjera në garë.
Dy profesorët e nderuar, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli dhe Akademik i asociuar Prof. Dr Adrian Civici, u shpallën fitues të çmimit “Eqerem Çabej”, çmim shumë i rëndësishëm për veprat më të mira shkencore të punuara në 4 vitet e fundit.
Triologjia “Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit”, “Përballë krizës – sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike”, si dhe “Drejt një krize të re-Energjia, inflacioni, rritje çmimesh, çoroditje e tregjeve” u përzgjodh mes 23 veprave të tjera në garë.
Kompozicioni në krizë për studentë
23 Dhjetor, 17:53
Profesor Anastas Angjeli tha se për këto botime është dashur një punë gati 4-vjeçare.
Objekt i veprave është zhvillimi dhe përballja e ekonomisë shqiptare në rrethana të jashtëzakonshme në kushtet e pandemisë dhe krizave të ricikluara.
Botimet përmbajnë analiza të qarta të situatave kritike që ka kaluar bota dhe vendi si dhe rekomandime të vlefshme për institucionet qeverisëse.


