Hajduti vjedh makinën në rrugë, fëmija ishte në sediljen e pasme, tmerrohet mamaja

Një hajdut vodhi një makinë në rrugë me një fëmijë që ishte në sediljen e pasme.

Ngjarja ka ndodhur në West Yorkshire të Anglisë.

Mamaja e fëmijës u tmerrua kur kuptoi që mjeti i saj u rrëmbye së bashku me fëmijën.

Autori udhëtoi  me fëmijën e vogël për rreth një orë para se të gjendeshin.

Policia e West Yorkshire mori një telefonatë për një automjet të vjedhur nga një adresë në South Parade, Ossett.

Telefonuesi konfirmoi se një fëmijë i vogël ishte brenda mjetit.

Mjeti u gjet pas një ore dhe fëmija fatmirësisht ndodhej shëndosh e mirë në mjet.

Autori i cili është kapur nga kamerat e sigurisë nuk është identifikuar ende por po punohet për kapjen e tij.

Detektivja Sarah Degnan e Wakefield CID tha: "Ky ishte padyshim një incident i tmerrshëm siç do të ishte për çdo prind dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të identifikuar përgjegjësit.