"Tradhëtoi Atdheun, ndau informacion me rusët", Gjermania arreston punonjësin e Inteligjencës për spiunazh
Autoritetet gjermane njoftuan sot se kanë arrestuar një punonjës të Shërbimit Federal të Inteligjencës së Jashtme të Gjermanisë (BND) me dyshimin për ndarjen e sekreteve shtetërore me Rusinë.
Policia arrestoi të dyshuarin në Berlin dje, një shtetas gjerman i identifikuar si Kartzen L., thanë prokurorët federalë.
Arrestimi është bërë pas bastisjes në shtëpinë dhe vendin e punës të të dyshuarit dhe një personi tjetër.
“I pandehuri dyshohet për tradhti ndaj shtetit”, tha në një deklaratë zyra e prokurorisë federale.
“Në vitin 2022, ai ndau informacionin që gjeti gjatë punës me një agjenci të inteligjencës ruse. Përmbajtja konsiderohet sekret shtetëror”.
Agjencia federale e inteligjencës (BND) filloi hetimin e saj të brendshëm sapo u bë i vetëdijshëm për mundësinë e tradhtisë brenda radhëve të saj, tha shefi i BND-së, Bruno Kahl.
Kur këto dyshime u rritën, agjencia njoftoi prokurorët federalë.
Diskrecioni ishte kyç më pas, pasi çdo detaj i hetimit që u bë publik mund t'i jepte "kundërshtarit avantazhin në synimin e tij për të dëmtuar Gjermaninë," tha ai.
"Me Rusinë, ne kemi të bëjmë me një aktor, ashpërsinë dhe gatishmërinë e të cilit për të qenë i dhunshëm duhet të llogarisim."

