Tradita e çuditshme e çiftit: I kalojmë Krishtlindjet nudo, ftojmë edhe mysafirët tanë
Disa tradita festive janë të përhapura si ngrënia e një rosto të plotë në ditën e Krishtlindjes ose veshja e rrobave festive në punë.
Por një çift nga Kenti ka një nga traditat më të pazakonta të Krishtlindjeve pasi ata e kalojnë ditën festive krejtësisht nudo - edhe kur familja e tyre e veshur vjen për darkë tek ta.
Helen dhe Simon Berriman dekorojnë pemën e tyre, hapin dhurata, gatuajnë dhe hanë darkën e tyre, të gjitha këto pa vënë rroba në trup.
Duke iu shmangur veshjeve të festës së Krishtlindjes, dyshja e shijojnë ditën krejtësisht nudo, duke ftuar edhe anëtarët e familjes gjithashtu marrin pjesë në festimet e tyre.
Madje Krishtlindjes së tyre i bashkohen nëna e Helenës dhe vajza 15-vjeçare, por çifti janë të vetmit që zhvishen. Pavarësisht lakuriqësisë së tyre, asnjë nga të ftuarit e tyre nuk i rrinë në siklet dhe janë mësuar me zgjedhjet e stilit të jetesës së Helen dhe Simon.
Çifti janë njohur që në shkollë, por e kanë rindezur lidhjen në vitin 2015 duke biseduar në Facebook. Simon shpejt e prezantoi Helenën me dëshirën e tij për të ndenjur nudo.
Vetëm në vitin 2020, Helen vendosi t'i bashkohej atij - duke hequr dorë jo vetëm rrobat e saj, por edhe nga puna e saj si menaxhere.

