Kancelari Scholz: Perëndimi nuk duhet të heqë dorë nga bisedimet me Moskën
Në mes të luftës në Ukrainë, të cilës nuk po i jepet fundi nga Kievi dhe Moska, kancelari gjerman sugjeron që perëndimi ta mbajë derën e dritares për të biseduar me Rusinë hapur. Olaf Scholz beson se vetëm përmes negociatave me Kremlinin mund të vijë paqja në Ukrainë.
Marrëdhëniet mes perëndimit dhe Rusisë nuk kanë qenë kurrë më të këqija për shkak të luftës në vazhdim në Ukrainë.
Por megjithatë një figurë e lartë perëndimore, si lideri gjerman, mendon se dialogu me Moskën duhet të vijojë, si e vetmja rrugë për t’i dhënë fund luftës.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha për gazetën gjermane se palët duhet t’i tejkalojnë dallimet e theksuara mes tyre për hir të paqes.
"Pavarësisht dallimeve të mëdha mes nesh, ne nuk duhet të lejojmë që filli i bisedimeve me Rusinë të prishet. Nëse nuk bisedojmë, Moska do të ketë pak gjasa që të përfundojë luftën," tha ai.
Komentet zoti Scholz i bëri gjatë një interviste për gazetën gjermane ‘Süddeutsche Zeitung’.
Ai u pyet edhe për kohën se kur mund të jetë koha për negociata, për të cilën tha se koha ka ardhur prej kohësh.
Pas paqes potenciale, perëndimi sipas kancelarit do të rinisë marrëdhëniet me Moskën.
"Pasi kjo luftë të përfundojë dhe të kemi të bëjmë me një Rusi tjetër të aftë për të bërë paqe, ne mund të jemi në gjendje të jetojmë përsëri së bashku," tha ai.
Berlini ka bërë thirrje vazhdimisht për vijimin e dialogut me Moskën, duke argumentuar se është alternativa e vetme për t’i dhënë fund luftës.
Më herët në dhjetor, ai mbrojti vendimin e tij për të vazhduar të komunikojë me presidentin Putin.
Scholz dhe Putin biseduan me telefon më 2 dhjetor.
Sipas Kremlinit, të dy diskutuan aspekte të ndryshme të situatës në Ukrainë.