Tri akuza ndaj Trump

Ish presidenti Donald Trump pritet të përballet me akuza të paprecedenta për trazirat në Kapitol.

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton çështjen pritet të publikojë raportin përfundimtar javën e ardhshme.

Mediat amerikane bëjnë me dije se raporti i plotë do të bëhet publik të mërkurën, tha kryetari Bennie Thompson, një demokrat nga Mississippi që drejton komitetin.

Kongresmenja e Kalifornisë, Zoe Lofgren, një tjetër anëtare e panelit, i tha CNN se ligjvënësit kanë qenë "shumë të kujdesshëm në hartimin e këtyre rekomandimeve dhe duke i lidhur ato me fakte.

 Mbështetësit e Trump sulmuan Kongresin më 6 janar 2021 në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e Joe Biden si president. 

Përveç kryengritjes, sipas mediave të ndryshme, paneli do të sugjerojë që zoti Trump të akuzohet për pengim të një procesi zyrtar dhe komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara.

Nëntë anëtarët kanë në duar një raport me tetë kapituj, duke u mbështetur në intervistat me më shumë se 1000 dëshmitarë, dhe ta dorëzojnë atë në Departamentin e Drejtësisë.

Ky institucion - i cili tashmë po heton rolin e zotit Trump në trazira - nuk është i detyruar të marrë në konsideratë referimet nga asnjë panel i Kongresit.