Rusia shënjestron stacionet elektrike në Ukrainë

Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Harkivi, ka mbetur pa drita, si pasojë e sulme të reja ajrore ruse, të cilat kanë shënjestruar stacionet e energjisë.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se nëntë objekte janë goditur nga sulmet, që kanë përfshirë 76 raketa dhe dronë. 

Operatori ukrainas për energji, Ukrenergo, ka paralajmëruar se shkalla e dëmeve është e madhe dhe se riparimet mund të marrin më shumë kohë sesa zakonisht.

Ukraina e ka akuzuar Rusinë se po e përdor dimrin si “armë lufte”, duke dëmtuar objektet kyçe, teksa temperaturat në këtë shtet veçse janë zero gradë celsius.