Peruja shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, mbi 300 turistë të bllokuar në Machu Picchu

Rreth 300 turistë nga e gjithë bota kanë mbetur të bllokuar në qytetin antik të Machu Picchu, ndërsa Peruja shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas rrëzimit të presidentit të vendit.

Ish- presidenti Pedro Castillo u fajësua dhe më pas u arrestua pasi njoftoi planin e tij për të shpërndarë Kuvendin. 

Trazirat e shkaktuara nga arrestimi i tij kanë nxitur paralajmërime ndërkombëtare për udhëtimin në Peru.

Ne Machu Picchu, kanë mbetur turiste nga Amerika e Jugut e evropianë. Ata i kanë bërë kërkesë qeverisë per ndihmë që të vendosë fluturime me helikopterë për evakuimin. 

E vetmja mënyrë për të hyrë dhe dalë nga qyteti është me tren dhe këto shërbime janë pezulluar.

Trenat per në Sitin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, u ndaluan qe të martën.

Autorietet E uashingtonit janë në kontakt me qytetarët amerikane te izoluar në Peru, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se atyre u eshte ofruar ndihma konsullore.

Ambasada amerikane në Peru tha në një deklaratë se qeveria e Perusë po organizon një evakuim të të huajve nga Aguas Calientes, një qytet që shërben si pika kryesore e hyrjes në Machu Picchu.

Ndërkohë Kryebashkiaku paralajmëroi se ky qytet po vuan tashmë nga mungesa e ushqimit për shkak të protestave dhe ekonomia lokale mbështetet 100% në turizëm.