Misteri i ekzekutimit të çiftit miliarder, djali trefishon shpërblimin: 35 mln dollarë kush zbulon vrasësin
Pesë vjet më parë, një çift miliarderësh kanadezë u gjet i mbytur pranë pishinës së tyre.
Vrasja e Barry dhe Honey Sherman në vitin 2017 ende nuk është zbardhur dhe së fundmi familja ka trefishuar shpërblimin, duke ofruar 35 milionë dollarë për këdo që i ndihmon ta kapin vrasësin.
Vdes shqiptari në Angli, e goditi polici me pistoletë elektrike
17 Dhjetor, 21:03
Si ndodhi ngjarja
Më 15 dhjetor 2017, një agjent imobiliar gjeti trupat e tyre të pajetë në një rezidencë në Toronto. Trupat ishin në pishinën që ndodhej në bodrumin e vilës. Ai i gjeti në një pozicion gjysmë të ulur pranë njëri-tjetrit. Në qafë kishin një rrip që ishte i lidhur në gardhin e pishinës.
Barry ishte 75 vjeç, ndërsa gruaja e tij ishte 70 vjeç. Asnjë nga miqtë apo bashkëpunëtorët e tyre të biznesit nuk ka pasur kontakt me ta dy ditë para se të gjendeshin trupat e pajetë. Policia ka thënë se nuk ka shenja të hyrjes me forcë në shtëpi.
Mister dhe spekulime
Ndërkohë, dolën shumë teori se kush mund të kishte vrarë themeluesin e prodhuesit kanadez të barnave gjenerike Apotex dhe gruan e tij. Ata ishin një nga çiftet më të pasur në Kanada.
Hetuesit kanë pesë vjet që po përpiqen të zbardhin rastin dhe deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.
Javën e kaluar, vajza e viktimave, Alexandra Kraëczyk, konfirmoi se shpërblimi prej 10 milionë dollarësh i familjes deri më tani kishte mbetur i pa kërkuar.
Por në përvjetorine pestë të vrasjes, djali i çiftit, Jonathon, ka shtuar 25 milion dollarë nga paratë e tij duke e rritur shpërblimin në 35 milion dollarë.
"Këtë javë bëhen pesë vjet që kur prindërit e mi u vranë në shtëpinë e tyre. Çdo ditë që atëherë ka qenë një makth. Jam i pushtuar nga dhimbjs, humbja dhe pikëllimi dhe këto ndjenja janë edhe më të theksuara tani. Ky rast nuk do të mbyllet deri sa ata që janë përgjegjës për këtë vepër të keqe nuk do të sillen para drejtësisë. Shpresoj se do t'i jap paratë si shpërblim dhe kjo do të nënkuptojë fundin e kësaj çështjeje", tha Jonathon Sherman për shërbimin kanadez të CBS News.
Fillimisht, rasti ishte cilësuar si vetëvrasje. Por gjashtë javë pasi u gjetën trupat e pajetë, u bë e ditur se në bazë të provave ishte konstatuar se në fund ishte një vrasje. U tregua se nevojiten kontrolle shtesë në shtëpi për të marrë informacione të reja. U bë me dije se ka mundësi që motivet e vrasjes të jenë të natyrës financiare.

