Alarmi i ekspertes së SHBA: Simboli famëkeq “Z” i Rusisë, përveç Ukrainës edhe për Kosovën

Rusia kërcënon me simbolet e saj të luftës edhe Kosovën. Ekspertja e Uashingtonit Ivana Stradner, paralajmëron se shenja ‘Z’ nuk është e lidhur më vetëm me agresionin rus në Ukrainë, pasi ‘Telegrami’ rus tani po promovon një slogan të ri “Z për Kosovën”.

Rusia kërcënon me simbolet e saj të luftës edhe Kosovën. Alarmi vjen nga bashkëpunëtorja shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, Ivana Stradner, e cila ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Twitter” simbolet e agresionit rus në Ukrainë, të destinuara tashmë veçanërisht për Kosovën.

“Me sa duket, shenja ‘Z’ nuk është e lidhur më vetëm me agresionin rus në Ukrainë. ‘Telegrami’ rus tani promovon një slogan të ri “Z për Kosovën”, paralajmëron Strander.

Më herët ekspertja tha se situata në veri të Kosovës, për dallim nga herët tjera, është më serioze dhe mund të përshkallëzohet për shkak të provokimeve shtesë, si nga Beogradi, ashtu edhe nga ndikimi rus.

Ajo u shpreh se NATO-ja duhet të përdorë retorikën që do t’ia bëjë të ditur Serbisë dhe Rusisë se “nuk është lodër”.

Sipas saj, Rusisë, për ta destabilizuar Perëndimin, nuk i duhet që t’i shtyjë tanket në Uashington ose Bruksel, por i mjafton që të krijojë vatra të reja, në mënyrë që pesha e përqendrimit të zhvendoset plotësisht në veprimet tjera. Dhe, këtu, sqaron ajo, nuk bëhet fjalë vetëm për Kosovën.

Stradner tha ajo, “Rusisë i konvenon konflikti në Ballkan” dhe aty po zhvillon luftë hibride. Stradner thotë se Rusia kurrë nuk ka investuar vetëm në një parti ose në një njeri dhe ngjashëm ka ndodhur edhe në Serbi.

Përshkallëzimi i konfliktit, sipas saj, është një nga strategjitë ushtarake të Rusisë, në mënyrë që ta vendosë veten si ndërmjetësuese. Kjo po ndodh edhe në rastin e Kosovës, vlerëson Stradner.

Ajo thekson se i ashtuquajturi plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është i vështirë për Serbinë dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nuk do ta pranojë.

Tensionet në veri të Republikës së Kosovës janë shtuar që nag koha e barrikadimit të serbëve.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se ka njerëz të armatosur. Në anën tjetër, për ditën e nesërme, grupe të esktremit të djathtë serb, të lidhur ngusthë me Federatën e Rusisë, nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, kanë deklaruar se do të vijnë në Jarinë për ta “çliruar”.