E rëndë në Spanjë, nëna vret dy vajzat e mitura se kërkuan të kalonin Krishtlindjet me babanë e tyre

Një tragjedi ka ndodhur në Quintanar del Rey të Spanjës , ku një grua, në krizë pas divorcit, qëlloi gjakftohtësisht dy vajzat e saj 9 dhe 11 vjeç, sepse donin të kalonin më shumë kohë me babain e tyre.

Pas krimit gruaja ka kthyer armën kundër vetes, duke vrarë veten. Dy vajzat kishin kërkuar që Krishtlindjet dhe Vitin e Ri ta kalonin pranë familjes së babait. Kjo bëri që nëna, një agjente e Guardia Civil, ti vriste.

Kufomat u zbuluan nga një koleg i cili duke parë se gruaja nuk kishte shkuar në punë, fillimisht telefonoi dhe më pas shkoi direkt në shtëpinë e gruas ku dhe bëri zbulimin makabër, pasi hapi me forcë derën.

Gruaja kishte marrë kujdestarinë e vajzave të saj dhe ishte e gatshme t'i merrte ato e shkonin shumë larg.

Në fakt, ajo kishte kërkuar transferimin 600 kilometra larg, në Andaluzi, dhe donte t'i fshihte nga babai i tyre. Për këtë arsye ajo kishte thënë vajzave që të mos i tregonin asgjë babait të tyre.