Energjia elektrike në Ukrainë, Zelenski: Rikthyem energjinë për 6 mln banorë në 24 orë
Energjia elektrike u është rikthyer gati 6 milionë banorëve në Ukrainë në 24 orët e fundit, pas një serie sulmesh me raketa ruse që synuan infrastruktura të ndryshme energjetike të premten.
Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 298-të. Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi dje takime në Kremlin me personat që kanë përgjegjësi për ecurinë e luftës.
Gjatë takimit Putin mësohet se i ftoi ata t’i thonë propozimet e tyre e tyre për veprimet që do të ndërmerren në afat të shkurtër dhe afatmesëm. Nga ana tjetër, Moska ka komentuar sanksionet e BE-së duke thënë se do të përkeqësojnë problemet socio-ekonomike.
Ndërkohë energjia elektrike u është rikthyer gati 6 milionë banorëve në Ukrainë në 24 orët e fundit, pas një serie sulmesh me raketa ruse që synuan infrastruktura të ndryshme energjetike të premten.
Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të mbrëmjes.
Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se ka ende shumë punë për të bërë për të stabilizuar sistemin. Gjithashtu, probleme ka edhe me furnizimin me ngrohje dhe ujë.
Situata më e vështirë është në Kiev, në rajonin Vinnytsia dhe rajonin Lviv. Por, gjithashtu ka ndërprerje në shkallë të gjerë edhe në shumë rajone të tjera si Dnipro, Volyn, Zhytomyr, Zakarpattia, Ivano-Frankivsk, Poltava,Ternopil dhe rajoni Chernihiv.
Presidenti ukrainas falënderoi të gjithë partnerët që ofrojnë ndihmë për Ukrainën, duke kuptuar shkallën e sulmeve raketore ruse.
Siç raportohet, sipas Shtabit të Përgjithshëm, më 16 dhjetor, pushtuesit rusë qëlluan 98 raketa dhe më shumë se 65 herë përdorën sisteme të shumta raketash.