Karta e studentit e pavlerë! Ofron vetëm 3% ulje në markete, 5% në dyqane veshjesh dhe 10% në librari

"Kam një kartë shtesë në portofol, asgjë tjetër."

E tillë është karta e studentit për shumë të rinj në Shqipëri.

Ata mund të kenë akses në shumë shërbime që ofrohen nga bizneset private apo institucionet publike, por uljet që përfitojnë janë të papërfillshme.

"Duhet të ketë më shumë ulje për studentët, % pak më të larta."

"Nuk janë të mjaftueshme."

"Nuk janë të vlefshme uljet që ka karta e studentit."

Në listën e gjatë të shërbimeve bie në sy numri i ulët i librarive, kancelarive, marketeve apo dyqaneve të veshjeve.

Por edhe në to përfitimet janë të pakonsiderueshme shpesh edhe qesharake.

Përshembull një rrjet marketesh ofron vetëm 3% ulje për produktet ushqimore.

Mensat ofrojnë 5% ulje, po ashtu edhe disa dyqane veshjesh.

Farmacitë deri në 10%.

Libraritë, aq të domosdoshme për studentët, nuk ofrojnë më shumë se 10% ulje.

"Ne studentëve nuk na hyn fare në punë ai 10% i uljes."

Të rinjtë që ndjekin studimet e larta në Tiranë thonë se financat e tyre i rëndon më së shumti shtrenjtimi i ushqimeve dhe librave, ndaj kërkojnë që për to çmimet të jenë te reduktuara.

"Kanë nevojë shumë studentët për këto uljet, për ushqimet sidomos.Ka shumë shpenzime."

"Edhe në kafet afër shkollës ku shpenzojmë kohën më të madhe, nuk ka asnjë ulje."

"Në market duhet të ishte pak më shumë."

Sipas studentëve i vetmi përfitim që kanë pasur nga përdorimi i kartës së studentit ka qenë aboneja e transportit publik.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.