Gjykata e Hagës dënon me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e UÇK-së Sali Mustafa

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për krime lufte. Vendimi është i pari i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë ka dënuar me 26 vjet ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Prokuroria Speciale pretendon se zoti Mustafa ka kryer krime lufte për akuzat ‘Ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme.

"Dënim me 10 vjet burgim për krimi ne luftës së ndalimit arbitrar pika 1, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës pika 3, dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme pika. Trupi gjykues ju dënon me vendi të njësuar më 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në praninë e zotit Mustafa," tha gjyqtarja.

Sipas gjyqtares së çështjes Mappie Veldt Foglia, prokuroria speciale pretendoi se ish-pjesëtari i UÇK-së kishte kryer ndalim arbitrar ndaj gjashtë personave mes 1 dhe 19 prillit 1999 në malin Zllash në afërsi të Prishtinës.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si ‘komandant Cali', ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky njëherazi është aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.