"U vra për futbollin" Përleshje mes tifozëve të Francës e Marokut, vdes adoleshenti (Video)
Kampionatet botërore dhe evropiane kanë tendencën për të bërë bashkë njerëzit, por mbrëmja e gjysmëfinales mes Francës dhe Marokut ka qenë tragjike. Tifozët e dy skuadrave janë përleshur në Francë pas ndeshje e për pasojë një person ka humbur jetën.
Një i ri u vra në Montpelier pas përleshjeve fizike mes tifozëve të Francës dhe Marokut pasi gjelat mundën të fitonin një biletë për në finale kundër Argjentinës në Katar.
Disa video të shpërndara në rrjetet sociale treguan disa turma tifozësh që mësynë nëpër rrugët e Montpelierit, ndërsa më herët manifestime u mbajtën edhe në Paris.
Bashkia e qytetit bëri me dije se i riu kishte vdekur pasi u godit nga një makinë.
#FRAMAR d'un côté les supporters marocains de l'autre les supporters français. Tirs de mortiers à plein régime pic.twitter.com/H3HI4xJFP5
— Midi Libre Montpellier (@MLMontpellier) December 14, 2022
Ai u transferua në spital, por vdiq menjëherë pas mbërritjes, tha Departamenti i Herault.
Automjeti është gjetur pranë vendit të ngjarjes dhe policia ka nisur hetimet.
Videoja e shpërndarë në mediet sociale tregoi turma në rrugë duke bluar rreth një makine që drejtohej në mënyrë të çrregullt.
Më herët, Franca kishte siguruar vendin e saj në finalen e Kupës së Botës në Katar pasi mposhti Marokun 2-0.
Ata do të luajnë kundër Argjentinës në finalen e së dielës.
