Donald Trump bëhet supermen
Amerikanët do të mësojnë sot një të ashtuquajtur lajm të madh nga ish-presidenti Donald Trump. Ish-kreu i shtetit ka bërë me dije se do të marrë petkun e një superheroi për të shpëtuar kombin amerikan përmes një njoftimi në orët e para të mëngjesit.
Ish-presidenti Donald Trump ka lajmëruar se do të bëjë një njoftim të madh të enjten. Ai e shoqëroi mesazhin me një video në të cilën shfaqet si sipermeni i filmit vizatimor.
Amerika ka nevojë për një superhero, tha Trump në një video të postuar në platformën e tij të medieve sociale, Truth Social.
Në video mesazh Trump shfaqej duke lënë pronën e tij në Nju Jork Trump Tower, duke grisur xhaketën e kostumit dhe duke veshur atë të superheroit.
Unë do të bëj një njoftim të rëndësishëm, shkroi Trump në lidhje me videon.
Është e paqartë se çfarë Trump planifikon të anunçojë.
Ish-presidenti për herë të fundit njoftoi një lajm të madh në fillim të nëntorit, kur njoftoi se do të shpallte kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Gjatë gjithë presidencës së tij, Trump arriti të merrte vëmendjen e medies duke shkruar se do të shpallte njoftime të mëdha.
Qëkur la Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar pas një fitoreje të kontestuar nga demokrati Biden, Trump vijon të mbetet kandidati i preferuar në mesin e votuesve republikanë.