Irani përjashtohet nga Komisioni i OKB-së për të drejtat e grave

Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së votoi të mërkurën për të larguar Iranin nga Komisioni i tij për Statusin e Grave (UNCSW), duke përmendur shkeljen e të drejtave të grave dhe vajzave nga Teherani. 

Irani është tronditur nga protesta antiqeveritare mbarëkombëtare , të cilave u është përgjigjur me një goditje të përgjakshme.

Pse Irani u votua jashtë UNCSW?

Votimi, i propozuar nga SHBA, kaloi me 29 vota pro dhe 16 abstenime. 

Aleati kryesor i Iranit, Rusia e kundërshtoi votimin dhe tha se donte një opinion nga ekspertët ligjorë të OKB-së nëse Këshilli Ekonomik dhe Social ishte ligjërisht në gjendje të largonte Teheranin.

Rezoluta shprehu "shqetësim serioz" për veprimet e Teheranit që nga shtatori "për të minuar dhe shtypur vazhdimisht të drejtat e njeriut të grave dhe vajzave".

Teksti dënoi "përdorimin e forcës vdekjeprurëse nga Irani që rezultoi në vdekjen e protestuesve paqësorë, duke përfshirë gra dhe vajza" dhe thotë se politikat e Teheranit "në mënyrë flagrante" kundërshtojnë mandatin e UNCSW.