Shpërthejnë rastet e infeksionit të rrezikshëm në Brazil, gati një mijë të vdekur
Brazili po përballet me një shpërthim të infeksioneve të dengës, me më shumë se 1.4 milionë të infektuar deri më tani këtë vit, që korrespondon me një rritje prej 400% krahasuar me rastet e regjistruara në 2021.
Deri më 5 dhjetor janë raportuar 978 vdekje nga sëmundja e transmetuar nga mushkonja 'aedes aegypti', ndërsa qindra të tjera janë ende në analizë, sipas buletinit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar nga gazeta O Globo.
Me fillimin e verës dhe sezonit të shirave, tendenca është që rastet të rriten deri në mesin e vitit 2023, paralajmërojnë ekspertët. Gjithçka tregon se do të ketë më shumë se një mijë vdekje këtë vit, numri më i lartë në historinë e vendit, sipas një projeksioni të Shoqatës Braziliane të Sëmundjeve Infektive.
Për nënkryetarin e Shoqatës së Sëmundjeve Infektive, Alexandre Naime Barbosa, nevojitet urgjentisht një "politikë publike" për të luftuar sëmundjen.
