Zbulohen fotot e familjes mbretërore, vijon tradita e përvitshme e kartolinës zyrtare të Krishtlindjes
Ashtu si çdo vit, familja mbretërore ka zbuluar fotografitë e preferuara për kartolinat që dërgojnë çdo Krishtlindje. Pas fotos së Mbretit Charls III dhe Mbretëreshës Camilla, edhe Princi dhe Princesha e Uellsit kanë publikuar imazhin e tyre zyrtar të kartës së Krishtlindjes.
Është bërë një traditë e përvitshme që familja mbretërore të zbulojë fotografitë e preferuara për kartolinat që dërgojnë çdo Krishtlindje.
Pas fotos së Mbretit Charls III dhe Mbretëreshës Camilla, edhe Princi dhe Princesha e Uellsit kanë publikuar imazhin e tyre zyrtar të kartës së Krishtlindjes.
Princi William dhe Catherine janë fotografuar duke ecur në fshat me Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis në një ditë me diell në Norfolk.
Imazhet janë fiksuar nga fotografi i familjes, Matt Porteous, i cili realizoi fotografinë zyrtare të Princit George, i cili është i dyti në radhën e fronit, në ditëlindjen e tij të pestë, si dhe fotot e familjes në shfaqjen e luleve Chelsea.
Fotot e tjera të Porteus përfshijnë momente në prapaskenë nga pagëzimi i Princit Louis dhe imazhi i kartës së Krishtlindjes 2020 të familjes, i cili u bë në Anmer Hall.
Foto të tjera familjare të publikuara së fundmi janë realizuar nga Dukesha e Kembrixhit, një fotografe e mprehtë.
Publikimi i fotove këtë vit vjen në një kohë të rishikimit të marrëdhënieve të Princit William me vëllain e tij, Harry, pas publikimit të serialit të shumëkritikuar të Netflix, “Harry dhe Meghan”.
