Kamioni me 900 kg drogë i Ndranghetas ndodhej në urën Morandi kur u rrëzua, si u tentua të rimerrej

Më 14 gusht 2018, mes automjeteve që u përplasën me shembjen e urës së Morandit ishte edhe një kamion frigorifer i mbushur me drogë: me 900 kilogramë hashash i destinuar për nëntokën napolitane, por i transportuar me korrier dhe i menaxhuar nga Ndrangheta.

Eurocargo kishte mbetur mbi një muaj në depon e Genoa Bolzaneto, i mbajtur "nën sekuestrim" si shumë automjete të tjera të përfshira në katastrofë.

Asnjë hetues, e lëre më organet e drejtësisë, megjithatë ato ditë nuk u interesuan për këtë anë të errët dhe as nuk mund ta imagjinonin se brenda kishte një sasi të madhe droge. 

Tani, me arrestimin e 76 personave (48 prej të cilëve përfunduan në burg) si pjesë e hetimit nga Carabinieri del Ros e Reggio Calabria, historia del në dritë përmes një përgjimi mjedisor në mars 2020 mes bosit Rosarno Francesco Benito Palaia, e klanit Bellocco, dhe Rosario Caminiti.

“Në diskutimin e trafikut të drogës në të ardhmen, Palaia iu referua një ngarkese frigoriferike të mbushur me hashash dhe u përfshi në ngjarjen e trishtë të shembjes së urës Morandi.” – shkroi gjyqtari hetues Vincenzi Bellini.

Përgjimet

Palaia thotë: "... po te shkosh ne videon e pare, ka rënë një furgon. Është një ngarkese, e shikon shume mire se është i verdhë, me qeli frigoriferike, e vogël. Ra përtokë.”

Caminiti: "Ra një furgon, e di, e di. Ai tha se donte të shkonte ta merrte..."

Palaia: "Shkurt thotë se ‘zezaket’ e dine se ka humbur... ne ende blejmë prej tyre. Unë mund te bej një gjë i thash, hajde e bëjmë 50/50, do ta shes dhe ti merr 50% të shumës”.

Palaia: "... dikush që ka një kamion ta marrë këtë furgon,... e kanë lëvizur nga Latina dhe e kanë sjellë në Frosinone... tani, pardje ne mëngjes thirri nëse ka mundësi një kamion të madhe te shkojë ta ngarkojë dhe të arrijë direkt në  Kalabri...”

Megjithatë, Grupi i Parë i Guardia di Finanza të Genovas, i cili kreu të gjitha hetimet për shembjen dhe masakrën e 43 personave, nuk u informua asnjëherë për këtë aferë, madje as prokuroria.

Dhe me sa duket nuk do të ishte hetuar as nga Carabinieri del Ros sepse u konsiderua dytësore në lidhje me hetimin qendror për bandat mafioze.