"Janë mobilizuar shqiptarë dhe serbë. Bëjnë rojen natën" Gazetari tregon çfarë po ndodh në veri të Kosovës
”Situata është e qetë por ka shpërthime të herëpashershme” . Nga data 10 dhjetor kur janë vendosur barrikadat të nesërmen gazetari i gazetarës Blic Diamant Bajra është vendosur në Zubin Potok për të ndjekur të gjitha zhvillimet.
Prej 10 dhjetorit disa serbë lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur kamionë duke bllokuar rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo ishte përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç, nga autoritetet e rendit në Kosovë.
Në një intervistë për Ora News Diamanti na tregon se ka parë mobilizim e serbëve por dhe të shqiptarëve.
“I gjithë qarkullimi bëhet në rrugë dytësore. Të njëjtat rrugë përdornin dhe KFOR dhe EULEX pasi rrugët kryesore ishin bllokuar. Sulmet e herëpashershme me shotbomba dhe mjete piroteknike ka nxitur shqiptarët të bëjnë mobilizim. Po bëjnë rojen natën për shkak se situata nuk shihet e qetë"
Tregon se shqiptarët dhe serbët refuzojnë të flasin “kanë hezitim pasi u druhet se u frigohet diçkaje. Ka moboilizim të shtuar. Diçka është planifikuar të ndodhë por edhe në këtë fazë as ne nuk e dimë çka na pret. Nuk kam parë gra e fëmijë që dalin në oborr, ndërkohë që prania e burrave serbëve është e shtuar” thotë ai për Ora News.
Jo vetëm kaq Diamanti tregon se ndërsa fotografonin kamionët që kanë bllokuar rrugët edhe nga ata fotografojnë gazetarët.
Thotë se pas saj qëndron Serbia madje e quan “skenar i mirëpërgatitur ndoshta dhe orkestruar me Rusinë pasi dihet aleanca e Putin me Vuçiç'
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se rruga e vetme për paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja e problemeve me dialog, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve.
Ndërkohë ndaj Pantiç i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji dhe akuzohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Ndiqni raportimin e gazetarit Diamant Bajra dhënë gazetarit të Ora News Arnold Kariqi sot, 13 dhjetor 2022.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
