Foshnjat që thyen Rekordin Botëror “Guinness” kthehen të sigurtë në shtëpi

Nëntë foshnjat e lindura në të njëjtën kohë janë kthyer të sigurta në shtëpi në Mali pasi kaluan 19 muajt e parë të jetës së tyre në Marok.

Foshnjat thyen Rekordin Botëror “Guinness” për numrin më të madh të fëmijëve të lindur në një lindje të vetme e që kanë mbijetuar.

Përpara lindjes në maj 2021, nëna Halima Cissé, tani 27 vjeçe, u dërgua në Marok për kujdes të specializuar. Mirëpo edhe pas lindjes, foshnjat kanë jetuar me mbështetje mjekësore në Casablanca.

Foshnjat, pesë vajza dhe katër djem lindën me prerje cezariane në javën e 30-të, sipas autoriteteve të Malit vitin e kaluar.

Vajzat të quajtura Kadidia, Fatouma, Hawa, Adama dhe Oumou, dhe djemtë të quajtur: Mohammed VI, Oumar, Elhadji dhe Bah peshonin midis 500 g dhe 1 kg në lindje, ka bërë të ditur për AFP, Youssef Alaoui, drejtor mjekësor i klinikës ku ata kanë lindur.

Kishte rreziqe që mund të kishin probleme shëndetësore për shkak të lindjes së parakohshme dhe për këtë arsye u vendos që muajt e parë të jetës t’i kalonin në spital.

Më pas ata u transferuan në një apartament ku morën kujdes gjatë gjithë kohës nga klinika ku janë lindur.

Më pas ata u transferuan në një apartament ku morën kujdes gjatë gjithë kohës nga klinika ku janë lindur.

Në fillim të këtij viti, në ditëlindjen e tyre të parë, babai i tyre Abdelkader Arby ka thënë se secili prej tyre ka një personalitet unik.

"Të gjithë kanë karaktere të ndryshme. Disa janë të heshtur, ndërsa të tjerët bëjnë më shumë zhurmë dhe qajnë shumë. Disa duan t'i marrim gjatë gjithë kohës. Ata janë të gjithë shumë të ndryshëm, gjë që është krejtësisht normale”, ka thënë Arby.