Bashkia e Shkodrës: Fundjava do të ketë reshje, mund të ketë edhe shkarkime të HEC-ve

Bashkia e Shkodrës ka ngritur ka paralajmëruar banorët e saj për reshje shiu dhe dëbore në fundjavë në këtë qark.

Bashkia bën me dije se nga ana e Hidrocentraleve në Kaskadën e Drinit sipas raportimeve mund të ketë shkarkime, kjo bazuar në nivelin e prurjeve.

Në njoftim shtohet se Shtabi i emergjencave të Bashkisë Shkodër është në gatishmëri për çdo situatë që mund të paraqitet dhe njofton banorët të marrin masa.

“Të dashur banorë të Bashkisë Shkodër! Bazuar në parashikimet e IGJEUM, territori i Bashkisë Shkodër pritet të ketë këtë fundjavë reshje të shumta shiu si dhe reshje dëbore në zonat malore. Nga ana e Hidrocentraleve në Kaskadën e Drinit sipas raportimeve mund të ketë shkarkime, kjo bazuar në nivelin e prurjeve.

Shtabi i emergjencave të Bashkisë Shkodër është në gatishmëri për çdo situatë që mund të paraqitet. Ju lutemi banorëve të nën Shkodrës të marrin masa, të kenë vëmendje të shtuar, si dhe raportim sa më të shpejtë të problematikave që mund të shfaqen në këto njësi duke njoftuar në numrin e celularit: 067 303 5950.”