Makina përplas për vdekje një person në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2022, 19:12
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paditjen e sotme në Elbasan.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë Metalurgjikut, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.
“Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, shtetasi K. R., 27 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin G. F., 41 vjeç, banues në Elbasan, këmbësor. Si pasojë shtetasi G. F., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë për në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
